AKTUALITETSTAR CHANNEL

Roskoveci feston në 3 netë – Kultura, muzika dhe bashkimi qytetar në qendër të “Festës së Qytetit”

Roskoveci do të jetë këtë korrik në qendër të vëmendjes me “Festen e Qytetit”, një ngjarje kulturore dhe festive që do të zgjasë për tre netë radhazi, duke kulmuar më 24 korrik me një mbrëmje gala në sheshin qendror të qytetit. Aktiviteti organizohet nën patronazhin e kryetares së bashkisë, znj. Majlinda Bufi, e cila ka mirëpritur një sërë artistësh të njohur shqiptarë për të sjellë emocione dhe art për komunitetin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nata kryesore e festës do të sjellë në skenë tenorin e famshëm Kastriot Tusha, këngëtarin Agim Poshka në një performancë të veçantë me vajzën e tij Enxhi Poshka, këngëtaren Vivian Biagioni dhe orkestrën profesionale të drejtuar nga maestro Zeqir Sulkuqi. Spektakli do të pasurohet edhe me pjesëmarrjen e artistëve vendas nga Roskoveci, duke e kthyer këtë mbrëmje në një festë të madhe të komunitetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Festa e Qytetit” nis me një natë hapëse ku do të parakalojnë nxënësit më të mirë të qytetit, do të performojë Cirku i Tiranës, si dhe do të zhvillohen vlerësime e aktivitete të shumta kulturore. Netët e tjera do të jenë po aq të gjalla, me muzikë, argëtim dhe surpriza për publikun.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Është një festë për të gjithë – për të kënduar, për të kërceur dhe për të ndarë momente të bukura së bashku. Roskoveci do të jetë skena e verës shqiptare”, është shprehur kryebashkiakja Bufi, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e atmosferës.

Reklama në FieriWeb

Pritet që qindra qytetarë dhe vizitorë nga zona përreth të marrin pjesë në këtë festë, e cila rikthen kulturën, muzikën dhe emocionin në zemër të qytetit.

Related Articles

Back to top button