KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarri në Drenovë kërcënon nënstacionin elektrik – Zjarrfikësit në gadishmëri për të shmangur rrezikun

Zjarri i përhapur prej orëve të pasdites në masivin pyjor të Drenovës është përkeqësuar dhe ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë, duke avancuar me shpejtësi drejt një nënstacioni elektrik në zonë.

Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e emergjencës janë përqendruar në mbrojtje të nënstacionit, për të shmangur përkeqësimin e situatës dhe një skenar me pasoja të rënda për furnizimin me energji.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për neutralizimin e vatrave, ndërsa autoritetet lokale ndjekin nga afër zhvillimet. Ndërkohë, rreziku mbetet i lartë për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së pandalshme.

Autoritetet u bëjnë apel banorëve të zonës të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button