AKTUALITETSTAR CHANNEL

Zjarri në Drenovë, dita e katërt: Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri – në terren edhe drejtuesit vendorë

Zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër vijon të mbetet aktiv për të katërtën ditë radhazi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Që prej orës 06:00 të mëngjesit, operacionit për shuarjen e flakëve i janë bashkuar 40 forca të ushtrisë, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopterë të specializuar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në terren kanë zbritur edhe autoritetet më të larta vendore, mes tyre Kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj dhe Prefekti i Qarkut Fier, Arben Çuko, të cilët kanë ndjekur nga afër operacionin për neutralizimin e vatrave.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, deklaroi për mediat se situata është nën kontroll, falë ndërhyrjes së koordinuar nga toka dhe ajri. Ai bëri me dije se është shmangur rreziku pranë puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Çako theksoi nevojën për ashpërsim të ligjit ndaj zjarrvënësve, ndërsa bëri të ditur se ndërhyrja ajrore ka rifilluar rreth orës 11:00 me dy helikopterë në operacion.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button