KRONIKËSTAR CHANNEL

Berat – Finalizohet operacioni “Kontakti”, 31-vjeçari jep apartament me qira për prostitucion, në pranga dhe dy shtetase vietnameze

Një operacion i koduar “Kontakti”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, ka çuar në goditjen e një rasti të shfrytëzimit të prostitucionit përmes dhënies me qira të një apartamenti.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në pranga ka rënë shtetasi Xh. S., 31 vjeç, banues në Berat, i cili ka precedent penal për disa vepra të rënda, përfshirë “Vrasje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhje”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas hetimeve njëjavore, 31-vjeçari iu kishte dhënë me qira apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori” dy shtetaseve nga Vietnami – Th. D., 39 vjeçe dhe Th.(Th.) D., 39 vjeçe – të cilat e përdornin banesën për të ushtruar veprimtari të paligjshme prostitucioni.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë operacionit janë sekuestruar:

Reklama në FieriWeb
  • 2 pasaportat e shtetaseve vietnameze,
  • 4 telefona celularë,
  • para të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Policia njofton se hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button