KRONIKËSTAR CHANNEL

Ngjarje e rëndë në fshatin Frashër, Fier: 26-vjeçarja vret të atin dhe tenton të fshehë krimin. arrestohet edhe e ëma që e ndihmoi

Fshati Frashër në Fier është tronditur nga një ngjarje tragjike ku një vajzë 26-vjeçare, Ermalinda Rama, akuzohet për vrasjen e të atit, 56-vjeçarit Anesti Rama. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, pas kryerjes së krimit, Ermalinda Rama dhe e ëma kanë tentuar të fshehin gjurmët e ngjarjes duke pastruar trupin e viktimës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hetimet e para zbulojnë se 26-vjeçarja ka mbytur të atin nëpërmjet strangulimit me tel, ndërsa më pas trupi është dëmtuar edhe në pjesët intime, duke ngritur dyshime për motive të tjera pas vrasjes. Valbona Rama, e ëma e Ermalindës, e cila dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e krimit, është arrestuar gjithashtu.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet intensive për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje makabre familjare. Autoritetet bëjnë apel për shtimin e kujdesit dhe bashkëpunimit të komunitetit në parandalimin e rasteve të tilla.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Njoftim i Policisë Fier:

Reklama në FieriWeb

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj.

Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button