AKTUALITETSTAR CHANNEL

SITUATË ALARMANTE NË DELVINË – ZJARRET DETYROJNË EVAKUIMIN E BANORËVE

Delvinë – Situata nga zjarret në jug të vendit është përshkallëzuar ndjeshëm, duke u kthyer në një emergjencë të vërtetë për banorët dhe autoritetet lokale. Prej orësh, flakët kanë pushtuar zona të gjera në territorin e Bashkisë Delvinë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e njerëzve dhe pronat e tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas pamjeve më të fundit që vijnë nga terreni, zjarri po avancon me shpejtësi të madhe, duke përpirë gjithçka në rrugën e tij. Kolona tymi dhe flakë të fuqishme janë të dukshme nga disa kilometra larg, ndërsa përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë situatën nën kontroll po përballen me vështirësi për shkak të erës dhe terrenit të thyer.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, si masë parandaluese për të mbrojtur jetën e tyre.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën e banorëve, strukturat e Mbrojtjes Civile kanë nisur procedurat për evakuimin e menjëhershëm në zonat e prekura”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Reklama në FieriWeb

Forca të shumta të zjarrfikësve, ndihmuar nga punonjës të Policisë së Shtetit dhe strukturave lokale, janë angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e banorëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet dhe të shmangin qëndrimin në zonat e rrezikuara, pasi situata mbetet kritike dhe me potencial për përkeqësim të mëtejshëm.

Related Articles

Back to top button