KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestohet 64-vjeçari që shkaktoi zjarrin në Frakull të Vogël, digjen 225 rrënjë ulliri

Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Nazmi Kapaj, 64 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, i cili akuzohet për shkaktim të zjarrvënies së qëllimshme që solli dëme të mëdha në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj.

Sipas hetimeve paraprake, Kapaj kishte ndezur zjarr në tokën e tij për djegien e mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në një pronë tjetër, duke shkaktuar djegien e 225 rrënjëve ulliri.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Fierit bën apel për shmangien e zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, duke paralajmëruar masa të rënda ndëshkuese për shkelësit e ligjit. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast zjarri apo veprimtari të paligjshme në numrin emergjent 112, me garanci për anonimat dhe reagim të menjëhershëm nga strukturat përgjegjëse.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button