KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident tragjik në aksin Levan–Tepelenë: Humb jetën një fëmijë 10-vjeçar, plagosen tre të tjerë

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar para pak minutash në aksin kombëtar “Levan–Tepelenë”, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.
Në përplasjen e fortë janë përfshirë dy automjete tip xhip: një “Range Rover” me targa shqiptare AB700SF dhe një “Mercedes Benz” me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj.
Për pasojë, ka humbur jetën një fëmijë 10-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç, Bashkia Memaliaj. Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të jetë shkaktuar nga shpejtësia apo parakalimi i gabuar.




