AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, inspekton nga afër situatën e zjarreve në Qarkun e Beratit: 24 vatra ende aktive, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Berat, 26 Korrik 2025 – Në kushtet e temperaturave ekstreme dhe situatës alarmante me vatrat e zjarrit në disa zona të vendit, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka zhvilluar sot një vizitë në Qarkun e Beratit për të ndjekur nga afër përballjen me flakët në zonën e Shpiragut dhe për të monitoruar operacionet ajrore që po zhvillohen nga baza ajrore e Kuçovës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë inspektimit, ministri Vengu bëri me dije se vendi po përballet me një ndër ditët më të nxehta të verës, me temperatura që kanë arritur deri në 44-45°C, duke e bërë terrenin të favorshëm për përhapjen e flakëve dhe duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjet për shuarjen e tyre.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 36 vatra zjarri në territorin shqiptar. Nga këto, 12 janë shuar plotësisht, ndërsa 24 mbeten ende aktive dhe në ndjekje të vazhdueshme nga forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe vullnetarët në terren,” u shpreh ministri.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas tij, ndërhyrjet ajrore janë ndërprerë përkohësisht për shkak të errësirës, por pritet të rifillojnë në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme. Ndërkohë, puna në terren vijon pa ndërprerje, me fokus të veçantë në mbrojtjen e banesave, rrjetit energjetik dhe infrastrukturës urbane në zonat e rrezikuara.

Reklama në FieriWeb

Ministri Vengu evidentoi se aktualisht tre qarqet më problematike janë Vlora, Dibra dhe Berati, ku ndërhyrjet tokësore dhe nga ajri janë më intensive. Në veçanti, në zonat e Shpiragut dhe Paftalit, si dhe në fshatrat Borsh, Piqeras, Selenicë, Shashicë dhe Kaninë, situata mbetet e ndërlikuar, ndërsa autoritetet janë në gadishmëri të plotë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

“Jemi në gatishmëri të plotë. Forcat janë në terren dhe po punojnë pa pushim për të mbajtur nën kontroll vatrat ekzistuese dhe për të mos lejuar përkeqësim të situatës gjatë natës,” deklaroi Vengu.

Ministri i Mbrojtjes falënderoi gjithashtu partnerët ndërkombëtarë, për ndihmën e dhënë në këtë situatë emergjente. Ai theksoi aktivizimin e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, si dhe angazhimin e forcave ajrore italiane dhe kroate, të cilat kanë dërguar avionë Canadair për të ndihmuar në shuarjen e vatrave më të mëdha dhe më të rrezikshme.

“Mbështetja ka qenë e menjëhershme dhe e pakursyer. Mekanizmi europian mbetet në gatishmëri për çdo nevojë që lind në terren. Bashkëpunimi me partnerët tanë është thelbësor në menaxhimin e kësaj situate të jashtëzakonshme,” përfundoi Vengu.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në përballimin e emergjencës aktuale.

Related Articles

Back to top button