KRONIKËSTAR CHANNEL

U shkrumbua brenda banesës/ Pogradec, zbardhet dinamika e ngjarjes. Detaji që hodhi dritë mbi vrasjen e 56 vjeçares

Një zjarr i dyshimtë që shpërtheu rreth orës 05:00 të mëngjesit ka çuar në zbulimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, e cila tashmë po hetohet nga prokuroria si vrasje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, zjarri përfshiu një banesë ku dy dhoma u gjetën plotësisht të shkrumbuara. Ekspertët e shërbimit zjarrfikës konstatuan dy vatra të ndryshme zjarri, çka shton dyshimet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë ekzaminimit të viktimës në morg, mjeku ligjor konstatoi se trupi nuk ishte plotësisht i djegur. Ajo që e bëri rastin edhe më tronditës ishte fakti se viktima kishte shenja dhune në trup dhe, më shqetësuesja, një prerje të thellë në zonën e fytit një tregues i qartë se zjarri mund të jetë përdorur për të fshehur një krim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Prokuroria ka nisur menjëherë një procedim penal për veprën penale të vrasjes, duke e trajtuar ngjarjen si një akt të qëllimshëm kriminal, ku zjarri dyshohet se është përdorur për të mbuluar gjurmët e një ekzekutimi makabër.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button