KRONIKËSTAR CHANNEL
Sarandë – Gjendet pa jetë turisti portugez i zhdukur në lagunën e Vivarit

Në vijim të kërkimeve për shtetasin portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur më 27 korrik 2025 në zonën e “Bukës së Vivarit”, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të tij të pajetë në det, pranë vendit ku ishte parë për herë të fundit.
Trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Dyshimet paraprake flasin për mbytje aksidentale në det.
Grupi hetimor vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.




