KRONIKËSTAR CHANNEL

E rëndë në Fier/ Kryen marrëdhënie sek*uale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim një 30-vjeçar, e pësojnë edhe dy të mitur

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë shpallur në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si i dyshuar për përfshirje në një ngjarje me karakter penal.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ky shtetas, së bashku me dy të mitur 15-vjeçarë, kanë pasur marrëdhënie seksuale me një shtetase 13 vjeçe. Për këtë arsye, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku është regjistruar procedim penal ndaj të miturve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button