KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në rrugën Himarë-Borsh, raportohet për dy të vdekur dhe dy të plagosur! Policia dhe ambulanca në vendngjarje

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në afërsi të Borshit, ku një furgon është përplasur me një automjet tjetër. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka rezultuar fatale për dy persona, të cilët kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për t’i ofruar ndihmën e parë të plagosurve. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të zbardhur plotësisht dinamiken e ngjarjes tragjike.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button