KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjykata e Fierit dënon me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën – Vrau efektivin e Shqiponjave në Baltëz

Fier, 30 Korrik 2025 – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka shpallur burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën (A.M), i akuzuar për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, ngjarje e ndodhur më 16 maj 2024 në aksin rrugor Baltëz–Dermenas.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas vendimit gjyqësor të shpallur nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Vladimir Cjapi, Azgan Mërnica u shpall fajtor për disa vepra penale:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  1. “Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal – dënim me burgim të përjetshëm.
  2. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, neni 278 i Kodit Penal – 7 vite burg.
  3. “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, neni 291 i Kodit Penal – 6 muaj burg.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimi i bashkuar është burgim i përjetshëm, ndërkohë që në masën e dënimit u llogarit edhe periudha e paraburgimit që nga arrestimi i tij më 16.05.2024, ora 01:50. Vendimi urdhëron që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin maj të vitit 2024, kur efektivi i forcave “Shqiponja”, 29-vjeçari Novruz Cenalia, i kërkoi Azgan Mërnicës, i cili po udhëtonte me të ëmën, të ulte shpejtësinë në një zonë të banuar. Mërnica, në vend që të zbatonte urdhrin, ndaloi automjetin dhe qëlloi tre herë me armë zjarri ndaj efektivit, duke e lënë të vdekur në vend.

Reklama në FieriWeb

Prokuroria e Fierit përfaqësohej nga prokurori Denis Hyka, ndërsa i pandehuri u mbrojt në gjyq nga avokati Xhevair Morina.

Azgan Mërnica ka të drejtë ankimi ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 ditëve nga dita e shpalljes.

Related Articles

Back to top button