AKTUALITETSTAR CHANNEL

Roskovec – Kryebashkiakja Majlinda Bufi pret nënkryetarin e Komunës së Ururit, Itali: Vëllazëria arbëreshe ringjall trashëgiminë

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, ka pritur ditën e djeshme në një vizitë zyrtare nënkryetarin e Komunës së Ururit në Itali, z. Emiliano Plescia. Takimi u zhvillua në ambientet e bashkisë dhe kishte në fokus forcimin e marrëdhënieve kulturore dhe institucionale mes dy komuniteteve me rrënjë të përbashkëta shqiptare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Z. Plescia, përfaqësues i komunitetit arbëresh në Ururi – një nga vendbanimet më të vjetra të shqiptarëve në Itali – u mirëprit me ngrohtësi nga autoritetet lokale të Roskovecit. Vizita kishte jo vetëm karakter institucional, por edhe simbolik, duke sjellë më afër dy popuj të lidhur nga historia, gjuha dhe kultura.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e trashëgimisë kulturore, shkëmbimeve rinore dhe projekteve të përbashkëta që synojnë ruajtjen dhe promovimin e identitetit arbëresh.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Arbëreshët e Ururit nuk janë thjesht një diasporë e largët, por një pjesë e gjakut tonë, që rreh në një tjetër tokë,” u shpreh znj. Bufi. “Ata janë dëshmi e gjallë e vlerave tona kombëtare dhe krenarisë për origjinën shqiptare.”

Reklama në FieriWeb

Kjo vizitë u cilësua si një hap i parë në drejtim të ndërtimit të urave të bashkëpunimit të qëndrueshëm mes Bashkisë Roskovec dhe Komunës së Ururit.

Angazhimi për thellimin e këtyre lidhjeve pritet të vijojë nëpërmjet projekteve konkrete në të ardhmen

Related Articles

Back to top button