Tjetër aksident në aksin Lushnje-Fier, dy të plagosur në kryqëzimin e Savrës

Një tjetër aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin kombëtar Lushnje-Fier, pikërisht në kryqëzimin e Savrës. Dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar lëndime për të dy drejtuesit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, mjeti tip Volksvagen Golf, me targa AA 522 VN, ka tentuar të kalojë në krahun tjetër të rrugës, por gjatë manovrës i ka prerë rrugën një automjeti tip Benz, me targa AB 861 MT, duke shkaktuar përplasjen e fortë.
Të dy drejtuesit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore për të disiplinuar qarkullimin, ndërsa grupi hetimor dhe Policia Shkencore po punojnë për të dokumentuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sipas burimeve paraprake, aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit nga ana e mjetit Volksvagen, që dyshohet se i ka prerë rrugën mjetit tjetër në lëvizje.




