AKTUALITETSTAR CHANNEL

FIER – “Festa e Miqësisë” rikthehet me 3 net të paharrueshme muzikë dhe argëtim!

Nga data 8 deri më 10 gusht, qyteti i Fierit do të jetë epiqendra e festës me ngjarjen më të madhe verore – “Festa e Miqësisë”, e organizuar në Sheshin “Nënë Tereza”. Aktiviteti do të zhvillohet çdo mbrëmje duke filluar nga ora 20:00, dhe pritet të mbledhë mijëra qytetarë nga i gjithë rajoni.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në skenën e vendosur në zemër të Fierit do të ngjiten emra të njohur të muzikës shqiptare:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • 8 Gusht: Devis Xherahu, Xhesika Polo dhe Rea Nuhu
  • 9 Gusht: West Side Family, Eranda Libohova dhe Aroilda
  • 10 Gusht: 3 Musketierët dhe Renis Gjoka

Me moton “Birrë, miq, zemër”, festa sjell jo vetëm muzikë të mirë, por edhe atmosferë miqësie dhe bashkimi. Sponsor i eventit është birra Elbar, ndërsa organizimi realizohet nga agjencia RedCloud, me mbështetjen e Bashkisë Fier.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ky event synon të kthehet në një traditë verore që promovon kulturën, turizmin dhe bashkëjetesën mes qytetarëve, duke dhuruar emocione dhe kujtime të bukura në zemër të qytetit.

Reklama në FieriWeb

Një festë për të mos u humbur!

Fier, 8-10 Gusht, ora 20:00, Hyrja e lirë

Related Articles

Back to top button