AKTUALITETSTAR CHANNEL

Zjarri vijon të jetë aktiv në pyllin midis Gjinoqarës, Drenies dhe Lofkëndit

Zjarri që ka përfshirë pyllin me pisha midis fshatrave Gjinoqarë, Drenie dhe Lofkënd, vijon të jetë aktiv edhe këtë mëngjes. Pavarësisht përpjekjeve intensive të forcave zjarrfikëse dhe trupave ushtarake të repartit të Poshnjes, flakët nuk janë neutralizuar plotësisht.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shpërthimet e befta të vatrave, të nxitura nga qilimi halor shumëvjeçar, dhe terreni i thyer vijojnë ta bëjnë të vështirë ndërhyrjen nga toka. Deri më tani, janë djegur mbi 5 hektarë pyll dhe shkurre, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme mbetet i lartë për shkak të erës dhe thatësisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse nga Mallakastra dhe Patosi, si edhe trupa ushtarake, të cilët po punojnë për të vendosur nën kontroll situatën. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës të shmangin lëvizjet pranë vatrës së zjarrit dhe të njoftojnë menjëherë për çdo rrezik të ri.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button