KRONIKËSTAR CHANNEL

Mallakastër – Arrestohet 58-vjeçari, u kap në parcelën me 77 bimë kanabis

Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një 58-vjeçar gjatë operacionit antikanabis “Koordinata”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kontrolleve në fshatin Visokë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

I arrestuari u kap në flagrancë në parcelë dhe akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Plani operacional “Koordinata” vijon me kontrolle intensive në të gjithë qarkun Fier, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit.

Related Articles

Back to top button