FIER/ Aksident në Qafë Koshovicë, “Benz”-i përmbyset pas daljes nga rruga, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga të dhënat paraprake, në mjet udhëtonin katër persona, te cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit. Mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e ambulancës, zjarrfikësja, policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, si dhe vet drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.




