KRONIKËSTAR CHANNEL
AKSIDENT I RËNDË NË FIER / Mjeti përfundon në kanal, i përmbysur – tre të lënduar në aksin e vjetër Levan–Mifol

Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër Levan–Mifol, në vendin e quajtur Ferras.
Një automjet, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Si pasojë e ngjarjes, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.




