MOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME
Parashikimi i motit/ Vijon vala e të nxehtit, temperaturat arrijnë deri në 42 gradë

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit të motit për sot, 13 gusht, temperaturat në Shqipëri do të jenë shumë të larta, me diell pothuajse në të gjithë vendin:
- Bajram Curri: 20°C – 37°C ☀️
- Kukës: 19°C – 38°C ☀️
- Peshkopi: 19°C – 38°C ☀️
- Shkodër: 25°C – 42°C ☀️
- Lezhë: 28°C – 40°C ☀️
- Durrës: 21°C – 38°C ☀️
- Tiranë: 26°C – 41°C ☀️
- Elbasan: 26°C – 40°C ☀️
- Berat: 18°C – 40°C ☀️
- Fier: 26°C – 41°C ☀️
- Korçë: 18°C – 33°C ☀️
- Gjirokastër: 16°C – 41°C ☀️
- Vlorë: 22°C – 36°C ☀️
- Sarandë: 21°C – 35°C ☀️
Shkodra dhe Tirana janë ndër qytetet më të nxehta sot, me temperatura që shkojnë deri në 42°C në Shkodër.
Rekomandohet kujdes maksimal nga dielli dhe hidratim i shpeshtë.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s.




