AKTUALITETSTAR CHANNEL

Presidenti i Policisë Çeke në Tiranë – Proda: “Bashkëpunim pa barriera, bazuar në profesionalizëm e besueshmëri”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme Presidentin e Policisë çeke, Gjeneral Lejtnant Martin Vondrašk, i shoqëruar nga zëvendëspresidenti, drejtues të lartë të Presidiumit dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë çeke.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Takimi kishte si objektiv intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe rendit publik, por edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe luftën kundër krimeve kibernetike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë fjalës së tij, Proda e cilësoi bashkëpunimin me Policinë çeke si historik dhe një aset të çmuar për forcimin e kapaciteteve policore, sigurinë e qytetarëve dhe përballimin e sfidave të kohës. Ai garantoi se Policia e Shtetit është e vendosur të thellojë partneritetin përmes shkëmbimit të eksperiencave, hetimeve të përbashkëta, përdorimit të mjeteve të avancuara dhe trajnimeve sipas standardeve europiane.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga ana e tij, Gjeneral Lejtnant Vondrašk falënderoi për krijimin e një klime bashkëpunimi pa barriera dhe vlerësoi Policinë shqiptare si modelin më të mirë të bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Ai shprehu gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, përfshirë krimet kibernetike, Sallën e Komandimit dhe Policinë Rrugore.

Reklama në FieriWeb

Në përfundim, Vondrašk ftoi Drejtorin e Përgjithshëm Ilir Proda për një vizitë zyrtare në Çeki, për të diskutuar projekte të reja në fusha me interes të përbashkët.

Related Articles

Back to top button