KRONIKËSTAR CHANNEL

Me armë në dorë dhe mesazhe kërcënuese, ja çfarë postonte në rrjetet sociale i mituri që vrau 14-vjeçarin në Maliq!

Detaje të reja kanë dalë nga sherri mes dy të miturve në Mlaiq, ku  mbeti i vrarë një 14 vjeçar.  Jashtë kamerave, shokët e dy të rinjve tregojnë se midis dy 14 vjeçareve ka patur një konflikt të mëparshëm verbal. 

Sipas fotove të siguruara, shihet se autori i dyshuar i vrasjes së 14 vjeçarit pozonte me një armë gjahu çifte në rrjetet sociale dhe sipër fotos vendos një mbishkrim duke u shprehur se “Unë do shfaqem kur nuk ta pret mendja”. 

Reklama në FieriWeb - “”

Të njëjtat burime  tregojnë se autori i dyshuar njihet si një adoleshent “i lëvizshëm” duke shkaktuar herë pas here probleme me bashkëmoshatarët 

Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nuk ka patur një “planifikim” për t’u takuar, por të dy adoleshentët janë gjetur në të njëjtin lokal rastësisht. 

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në një moment të caktuar, njeri prej tyre kërkon të sqarohet ndërsa autori i dyshuar ka nxjerrë një mjet prerës nga xhepi dhe e ka goditur bashkëmoshatarin e tij. Ndëkohë që Policia ka shoqëruar në komisariat autorin 14 vjeçar për ta marrë në pyetje, grupi hetimore ende nuk ka gjetur mjetin prerës të dyshuar thikë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button