Fier – Arrestime dhe procedime penale për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhunë në familje dhe zaptim toke

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë me dije se gjatë kontrolleve dhe veprimeve hetimore të fundit janë evidentuar dhe proceduar disa raste të shkeljeve ligjore.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 30-vjeçarin E. L., banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Në Lushnjë, pas referimit të materialeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve, ka nisur procedimi penal për shtetasin F. K., 44 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.
Gjithashtu, në Mallakastër, specialistët e Hetimit të Krimeve proceduan penalisht shtetasin D. L., 68 vjeç, banues në fshatin Klosë, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke që ishte në pronësi të një 50-vjeçari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




