Ngjarje tragjike në Divjakë, 30-vjeçari humb jetën pasi u godit me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje me thikë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, rrethanat e të cilit ende nuk janë bërë të ditura plotësisht.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie, ndërsa pritet të jepen detaje të tjera mbi autorin dhe motivet e ngjarjes.
Divjakë
Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.
Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.
Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.
U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.




