BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamionin në Gjermani, plagosen 30 persona

Një aksident i rëndë është shënuar në Irschenberg të Gjermanisë, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova, është përplasur me një kamion.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnatës së sotme, në orën 00:05 tek autostrada A8, kur autobusi goditi një kamion të ngarkuar me perime.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar të paktën 30 persona, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Nga dëmet material, janë shënuar të paktën përafërsisht 150 mijë euro.

Ka qenë një autobus zëvendësues ai i cili vijoi transportin e pasagjerëve të padëmtuar për në destinacionin e tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sakaq, autostrada e cila ka drejtimin për në Mynih, u mbyll plotësisht për dy orë si pasojë e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button