KRONIKËSTAR CHANNEL

Humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Fier, postimi prekës i 30-vjeçarit për pasionin ndaj motorëve: Të dua, por më premto që s’do më vrasësh!

Gazment Gropa, 30-vjeçari që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik të dy ditëve më parë në aksin rrugor Fier-Patos, ishte i apasionuar pas motorëve. Në një postim në rrjete sociale, të bërë 4 vite më parë ai kishte publikuar një imazh të një personi të ‘gjunjëzuar’ përballë një motori.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Të dua, por më shiko në sy dhe më premto. Nuk do të më vrasësh kurrë!”, shkruhej në foto, duke i ‘folur’ motorit për rrezikut që paraqet. Një mesazh i trishtë, që tani, pas tragjedisë, duket si një paralajmërim i heshtur. Fotoja tregon shumë për pasionin që kishte ai për motorët.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Aksidenti u regjistrua më 19 gusht në aksin rrugor Fier-Patos. 30-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte. Nga aksidenti mbetën të lënduar drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksident si edhe pasagjerja.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button