Fier – Arrestime dhe procedime penale për drejtim automjeti në gjendje të dehur, dhunë në familje dhe shkelje të tjera ligjore

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar se gjatë kontrolleve dhe veprimeve të kryera në 24 orët e fundit, janë arrestuar dhe proceduar disa shtetas për shkelje të ndryshme të ligjit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 3 drejtues mjetesh:
- G. Ç., 41 vjeç, banues në Fier, i kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
- S. N., 45 vjeç, nga Ndërnënasi, i cili në gjendje të dehur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur, duke dëmtuar pasagjeren A. Z., 42 vjeçe, që ndodhet nën kujdesin e mjekëve;
- J. Sh., 28 vjeç, nga Grabiani, i cili fillimisht deklaroi se ishte dëmtuar nga rënia në tarracë, por hetimet zbuluan se aksidenti ndodhi pasi humbi kontrollin e automjetit që përfundoi në një kanal.
Gjithashtu, Forca e Posaçme “Shqiponja” procedoi penalisht 25-vjeçarin H. Z., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në një tjetër rast, në Fier, u arrestua 20-vjeçarja A. D., e cila u konstatua jashtë banesës megjithëse ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, në Komisariatin e Fierit u proceduan penalisht 42-vjeçari P. T., i dyshuar për ushtrim dhune ndaj nënës së tij, si dhe 76-vjeçari K. P., i akuzuar për prishje të murit rrethues të një prone.
Raste të ngjashme dhune janë regjistruar edhe në Lushnjë dhe Mallakastër, ku 57-vjeçari B. C., banues në fshatin Gramsh, dhe 68-vjeçari S. Sh., nga fshati Hekal, u proceduan penalisht pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj vëllezërve të tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme ligjore.




