AKTUALITETSTAR CHANNEL
Humbja e Artur Zhejit, Sali Berisha shpreh ngushëllimet

Tiranë – Gazetari, analisti, botuesi dhe publicisti i njohur Artur Zheji ndërroi jetë sot papritur, duke lënë pas një boshllëk të madh në mediat dhe kulturën shqiptare.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella për familjen dhe miqtë e afërm të Zhejit, duke u lutur që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.
“Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan, lutem që shpirti i Arturit të gjejë paqen e merituar,” shkruan Berisha në njoftimin e tij publik.
Artur Zheji njihej si një nga figurat më të rëndësishme të medias shqiptare, i njohur për analizat e thella dhe kontributin e tij në botimin e librave dhe artikujve.




