AKTUALITETSTAR CHANNEL

Reforma e mbetjeve: Shqipëria ndahet në 10 rajone për menaxhim më efikas

Reforma për menaxhimin e integruar të mbetjeve parashikon ndarjen e territorit të vendit në 10 rajone të veçanta. Këto rajone do të jenë: Berati, Dibra, Korça, Durrës–Tiranë, Vlora Veri, Gjirokastër–Vlora Jug, Fier, Elbasan dhe Shkodër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), ky organizim synon të mundësojë një përdorim më të mirë të burimeve njerëzore dhe financiare, si edhe të japë zgjidhje për problematikat e trashëguara ndër vite në menaxhimin e mbetjeve. Reforma synon krijimin e një sistemi modern, efikas dhe të qëndrueshëm, në përputhje me standardet bashkëkohore të mbrojtjes së mjedisit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në një video të publikuar nga MIA, shpjegohet plani i plotë i qeverisë për secilin rajon, duke përfshirë hapat konkretë që do të ndiqen për ngritjen e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve të menaxhimit të mbetjeve në mbarë vendin.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button