KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestime për drogë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedim për hedhje lëndë piroteknike në ndeshje futbolli

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka zhvilluar disa operacione gjatë 24 orëve të fundit, duke vënë në pranga tre persona dhe duke proceduar penalisht një tjetër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në Fier, u arrestua shtetasi E. M., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një sasi kanabisi si dhe një mjet prerës (thikë). Sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjithashtu, në Lushnjë u arrestuan në flagrancë O. S., 43 vjeç dhe R. L., 46 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, në Mallakastër, specialistët e Komisariatit të Policisë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal ndaj G. K., 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se gjatë ndeshjes së futbollit “Bylis–Flamurtari” ka hedhur lëndë piroteknike në fushë.

Reklama në FieriWeb

Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button