KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident tragjik në Fier–Vlorë, drejtuesja italiane përplaset me kamionçinën, humb jetën 62-vjeçari, plagoset rëndë pasagjeri.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.
Një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një kamionçinë që drejtohej nga shtetasi F. H., 62 vjeç. Nga goditja e fortë, kamionçina është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë, drejtuesi i kamionçinës ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjeri i tij, A. M., ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.




