KRONIKËSTAR CHANNEL

Detaje të reja për vrasjen e Miklovan Dakajt në Marbella

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas gjetjes së trupit të pajetë të 30-vjeçarit nga Shkodra, Miklovan Dakaj, i cili ishte zhdukur më 12 maj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gazetarja Klodiana Lala raporton se personi i fundit që u takua me Dakajn ishte Juxhin Drazhi, pjesë e grupit të Elvis Doçit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Para zhdukjes, Dakaj kishte qenë bashkë me bashkëshorten në një qendër shëndetësore për të vaksinuar fëmijën e mitur. Pas këtij momenti, ata janë ndarë dhe kur ai nuk u përgjigj më në telefon, gruaja e tij bëri denoncim në policinë spanjolle, ndërsa familjarët në Shkodër njoftuan gjithashtu policinë shqiptare.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas medias spanjolle Costablancadaily, trupi i tij u gjet i pajetë në bregun e Marbellës, ndërsa familjarët morën një telegram që konfirmonte vrasjen dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.

Reklama në FieriWeb

Referuar burimeve mediatike, 30-vjeçari dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe kishte lidhje me klane kriminale.

Autoritetet spanjolle, konkretisht Guardia Civile, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por deri tani nuk ka pasur arrestime dhe nuk janë bërë publike detaje mbi rrethanat e vrasjes.

Related Articles

Back to top button