AKTUALITETSTAR CHANNEL
“Në luftë” me flakët gjatë verës/ Qeveria: Shpërblim 1–3 paga për Forcat e Armatosura, Policinë, Mbrojtjen Civile dhe zjarrfikësit

‘Në luftë’ me flakët gjatë verës/ Qeveria: Shpërblim 1–3 paga për Forcat e Armatosura, Policinë, Mbrojtjen Civile dhe zjarrfikësit
Në një vendim të rëndësishëm të miratuar këtë të martë, Këshilli i Ministrave ka shpërblyer me 1 deri në 3 paga mujore efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë verës 2025.
Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur se shpërblimi do të jepet në varësi të kohëzgjatjes dhe intensitetit të angazhimit të çdo strukture në përballimin e situatave emergjente të shkaktuara nga zjarret.




