KRONIKËSTAR CHANNEL

Laboratori i drogës në Frakull/ Arrestohet në Kolumbi “kimisti”, udhëhoqi procesin teknik për nxjerrjen e kokainës

Kolumbi- Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “kimisti”, është arrestuar nga policia Kolumbianë. Operacioni për arrestimin e tij u koordinua me zyrat kombëtare të Interpolit në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky shtetas u arrestua pasi ishte në kërkim si pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të Komunës në Frakull të Fierit, Viktor Çervanaku.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kujtojmë se banesa që ishte kthyer në laborator droge është në pronësi të Viktor Çervanaku. Operacioni ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze bëri të mundur kapjen e një sasie të madhe droge të fshehur në një sasi prej 400 kilogram pleh kimik në Tivar, ndërkohë që u zbulua dhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit, ku u arrestuan 11 persona.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndaj kolumbianit ka edhe masë “arrest me burg” në mungesë, që prej 24 nëntorit 2022.

Reklama në FieriWeb

Ndaj Rodriguez rëndojnë akuza për kryerjen e veprave penale “trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte mbyllur hetimet e dosjes dhe në GJKKO prej dhjetorit 2023, në ngarkim të ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë, të akuzuar për trafikimin nga Kolumbia të 485.5 kg kokainë të përzier me pleh kimik, mes tyre edhe kimisti kolumbian.

Related Articles

Back to top button