KRONIKËSTAR CHANNEL
Dhu*oi 10-vjeçarin, procedohet penalisht 17-vjeçarja në Mallakastër

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për një 17-vjeçare. E reja dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një shtetas 10 vjeç.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme ligjore.
Nga burime konfidenciale mësohet se ditën e djeshme, e ëma e 10-vjeçarit të dhunuar ka bërë kallëzim edhe ndaj nënës së 17-vjeçares, pasi kjo e fundit dyshohet se ka ndaluar në rrugë të miturin dhe e ka kërcënuar me fjalë të rënda






