MOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME

MOS I LINI ÇADRAT NË SHTËPI! Reshje shiu në të gjithë vendin! Njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Në orët e mbrëmjes mot me kthjellime dhe vranësira të përqendruara vetëm në veri të vendit.

Reklama në FieriWeb - “”

Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në zonën perëndimore dhe atë qendrore

Në orët e mesditës deri pasdite reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në veriperëndim, perëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, duke mbetur prezente vetëm në veri të vendit, por me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s.

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 4-5 ballë.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button