KRONIKËSTAR CHANNEL
Operacion i Policisë dhe Prokurorisë në Bashkinë Divjakë, disa persona në pranga dhe para të sekuestruara

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka zhvilluar një operacion në bashkinë e Divjakës, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për veprimtari të paligjshme në fushën e mashtrimeve online.
Nga informacione të siguruara për FieriWeb, gjatë kontrolleve në disa banesa, efektivët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar shuma të mëdha parash, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes skemave mashtruese në internet.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe për gjurmimin e rrjeteve të mashtrimeve online që kanë operuar në këtë zonë.




