KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Fier – Goditet skema piramidale online, 6 persona arrestohen, 2 në kërkim

Një operacion i gjerë policor i koduar “XUEX”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit, ka goditur një skemë mashtruese online me karakter piramidal, që funksiononte përmes platformave të investimeve virtuale dhe kriptomonedhave.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Konferenca e përbashkët për shtyp u mbajt nga Drejtoreshë Ervina Gjana, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik, dhe Prokurorja Jonida Allushi, ku u bënë të ditura rezultatet e operacionit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Operacioni u zhvillua në disa qytete të vendit, përfshirë Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, dhe përfshiu gjithsej 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë operacionit u arrestuan:

Reklama në FieriWeb
  • Arbër Çela – 38 vjeç, Lushnjë
  • Emanuel Taullau – 21 vjeç, Lushnjë
  • Flavio Mukaj – 23 vjeç, Lushnjë
  • Marius Kodra – 28 vjeç, Tiranë
  • Brunilda Todi – 38 vjeçe, Divjakë
  • Brunilda Ndini – 38 vjeçe, Divjakë

Ndërkohë, u shpallën në kërkim:

  • E. Sh., 35 vjeç – Divjakë
  • A. Sh., 29 vjeç – Divjakë

Hetimet zbuluan se këta individë vepronin si agjentë kyç të skemës piramidale, ku qytetarët udhëzoheshin të rekrutoheshin të paktën 5 persona të tjerë për të përfituar nga investimet e pretenduara. Investimet, kryesisht në kriptomonedha si USDT dhe TRON, nuk ishin reale, por një mekanizëm mashtrimi që favorizonte vetëm nivelet më të larta të piramidës.

Gjatë operacionit u sekuestruan:

  • 50 aparate celularë
  • 11 njësi kompjuterike
  • 1 DVR dhe 2 hardisk
  • 1 automjet
  • 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1,750 dollarë dhe 340 franga
  • 6 llogari kriptomonedhash

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit bëjnë apel ndaj qytetarëve për kujdes maksimal dhe për të mos u përfshirë në investime që premtojnë fitime të shpejta, si dhe për të denoncuar çdo aktivitet të dyshimtë në numrin 112, me garanci anonimiteti dhe reagim të menjëhershëm.

Related Articles

Back to top button