KRONIKËSTAR CHANNEL

700 euro për të nxjerrë të burgosurit disa ditë nga qelia, Shefi i regjimit në Lushnje “merr në qafë” drejtorin, nëndrejtorin dhe një polic të burgut

Emisioni investigativ “Stop” publikoi dje denoncime për pazaret që bëhen nëpër burgje, ku të dënuarit mund të blejnë ditë leje me shuma të majme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gazetarët inskenuan një rast në burgun e Fushë-Kosovës në Lushnje, ku u kërkua takim me një polic të njohur si shef Mati.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ky i fundit, pas një komunikimi paraprak, pranoi të takonte “qytetarin” në një lokal jashtë institucionit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë bisedës, kur iu kërkua leje për një të burgosur të dënuar për hashash, Mati u tregua shumë i gatshëm, mori shumën prej 700 eurosh dhe premtoi 5–7 ditë leje për personin në fjalë.

Reklama në FieriWeb

“Stop” dorëzoi paratë dhe e ndoqi rastin deri në fund, kur i burgosuri vërtet doli për disa ditë nga qelia, duke konfirmuar kështu se tregtia e lejeve është një praktikë e shndërruar në biznes brenda sistemit të burgjeve.

Dhe në lidhje me pamjet e transmetuara, ku shfaqet punonjësi i Policisë së Burgjeve, Irakli Leka, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, organizoi dhe realizoi operacionin që çoi në lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Irakli Leka, me detyrë Shef i Regjimit të Brendshëm në IEVP Lushnjë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cila njofton se përvecc arrestimit të Lekës është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.

Deklaratë për shtyp

Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë masa administrative dhe disiplinore.

Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.

Pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median për angazhimin e saj në zbardhjen e rasteve të abuzimit me detyrën dhe thekson angazhimin e palëkundur për të garantuar integritetin, transparencën dhe zbatimin me përpikëri të ligjit në çdo hallkë të sistemit penitenciar.

Related Articles

Back to top button