KRONIKËSTAR CHANNEL

Skemat piramidale online/ Gjykata e Fierit lë në burg 4 të akuzuar, masa më e lehtë për dy të tjerë

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 60-ditor për katër nga të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar “XUEX”, që goditi skemat piramidale online. Për dy të tjerë, mes tyre kamarierët Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, gjykata caktoi masën “Detyrim paraqitje”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të akuzuarit Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi kanë mbërritur në gjykatë mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, të shoqëruar nga dy furgonë policie, ndërsa jashtë ndodheshin familjarë të tyre. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, nën drejtimin e gjyqtarit Genci Busho dhe me përfaqësimin e prokurores Jonida Allushi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas rreth tre orësh dëgjime, vendimi u dha në orën 14:30. Mësohet se të gjashtë të akuzuarit janë shprehur se janë “viktima të situatës”, duke mohuar përfshirjen e tyre direkte në mashtrim. Ndërkohë, përpara mediave, nëna dhe tezja e Emanuel Taullaut thanë se nuk e dinin që veprimtaria ishte e paligjshme. “Ia dhashë vetë lekët djalit,” është shprehur e ëma e tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Mbi të gjashtë rëndojnë akuzat për “Skemë piramidale online” dhe “Mashtrim kompjuterik”. Policia e Fierit ka bërë të ditur se operacioni vijon dhe në ditët në vijim priten edhe arrestime të tjera. Aktualisht, në kërkim janë bashkëshortët Erledio dhe Alma Shebeku.

Reklama në FieriWeb

Operacioni “XUEX” u shtri në disa qytete të vendit, por u finalizua në Qarkun Fier, ku është regjistruar edhe numri më i lartë i qytetarëve të mashtruar, kryesisht në Lushnje dhe Divjakë, përfshirë edhe punonjës të administratës shtetërore.

Related Articles

Back to top button