MOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME

Temperatura deri në 34°C, mot i kthjellët në shumicën e vend

Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e vlerave të larta barike, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë.

Pas mesditës pritet shfaqja e vranësirave të lehta, fillimisht në veri të vendit, të cilat gradualisht do të përfshijnë zonat malore, më të dukshme në skajin verior dhe verilindor. Megjithatë, reshje nuk parashikohen.

Reklama në FieriWeb - “”

Temperaturat e ajrit do të kenë rritje të lehtë si në mëngjes, ashtu edhe në mesditë, duke u luhatur nga 10°C minimumi në zonat verilindore, deri në 34°C maksimumi në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button