KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Finalizohet operacioni “Prive”, goditet rrjeti i prostitucionit në Mbrostar, arrestohen 5 persona

Policia e Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe pas një hetimi që zgjati rreth 7 muaj, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Prive”, duke goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në një lokal në fshatin Mbrostar.

Gjatë operacionit u arrestuan 5 persona, mes tyre 3 shtetas shqiptarë të dyshuar si organizatorë dhe 2 shtetase nga Uganda, të cilat ushtronin prostitucion:

Reklama në FieriWeb - “”
  • Osjon Puka, 29 vjeç, banues në Fier
  • Klodjana Haskasa, 24 vjeçe, banuese në Peqin
  • Orkida Gajo, 32 vjeçe, banuese në Fier
  • Ruth Mutesi, 24 vjeçe, banuese në Uganda
  • Shaluwah Nalutaaya, 22 vjeçe, banuese në Uganda

Nga hetimet ka rezultuar se shtetaset nga Uganda ishin punësuar fillimisht për të performuar kërcime në lokal, por më pas ushtronin edhe prostitucion. Ndërkohë, 3 shtetasit shqiptarë dyshohet se kishin rolin e rekrutuesve dhe administratorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi shuma parash në valuta të ndryshme, të përfituara nga aktiviteti kriminal, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button