KRONIKËSTAR CHANNEL

Detaje të reja/ Fier – Lokali i striptizmit përdorej për prostitucion, zbardhen rolet e organizatorëve

Nga hetimet e policisë dhe Prokurorisë së Fierit janë zbardhur detaje të reja lidhur me lokalin që prej një viti funksiononte në qytet si ambient muzike dhe kërcimi erotik, por në të vërtetë shërbente edhe si vend për ushtrim prostitucioni.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Lokali ishte marrë me qira nga shtetasi Osjon Puka, i cili rezulton të ketë precedentë penalë, pasi më parë ka qenë i arrestuar për kundërshtim të forcave të policisë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Sipas burimeve, ai ishte organizatori kryesor i aktivitetit të paligjshëm.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Klodjana Haskasa, që nga hapja e lokalit ishte caktuar si menaxhere, duke qenë se kishte përvojë në disa lokale striptizmi në Tiranë. Përmes njohjeve të saj, ajo rekrutonte vajza shqiptare dhe të huaja që punonin si kërcimtare, por në fakt u ofroheshin klientëve edhe për shërbime seksuale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, për të shmangur ndjekjen penale, në muajin qershor 2024, Puka dhe Haskasa kishin kaluar kontratën e qirasë në emër të Orgita Gajos,  një vajze nga Berati me banim në Fier, e cila figuron si administratore formale. Hetimet tregojnë se roli i saj ishte më shumë se fiktiv, pasi ajo shërbente edhe si ndërmjetëse midis klientëve dhe vajzave, duke i shoqëruar në tavolina apo në ambientin privat “Prive”.

Reklama në FieriWeb

Në lokal punonin edhe dy shtetase nga Uganda, njëra prej tyre me leje qëndrimi në Shqipëri. Ato kishin ardhur fillimisht për punë sezonale në Durrës, ndërsa prej dy muajsh ishin të punësuara në këtë lokal, ku përveç shfaqjeve si kërcimtare ushtronin dhe prostitucion.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vajzat ndryshoheshin vazhdimisht, pasi disa largoheshin në qytete të tjera ose jashtë vendit, ndërsa rekrutoheshin të tjera në vend të tyre.

Më 23 shkurt 2025, materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme, ku pritet që ndaj personave të përfshirë të rëndojnë akuzat për shfrytëzim prostitucioni dhe organizim të veprimtarisë së paligjshme.

Related Articles

Back to top button