KRONIKËSTAR CHANNEL

Kamioni bllokon rrugën, tre të plagosur në aksin Lushnjë–Fier

Një aksident është regjistruar sot në aksin nacional Lushnjë–Fier, pranë fshatit Savër. Në automjetin e përfshirë udhëtonin një çift bashkëshortësh së bashku me fëmijët e tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga përplasja, bashkëshortja dhe dy fëmijët e saj janë dërguar në spital. Burime paraprake bëjnë me dije se gruaja dhe vajza kanë marrë dëmtime të lehta.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas informacionit të deritanishëm, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një kamion që u ka zënë rrugën automjetit. Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, ndërsa Policia Rrugore ndodhet në terren për të hetuar shkaqet e ngjarjes dhe për të menaxhuar trafikun.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button