KRONIKËSTAR CHANNEL

Mashtrimi online përmes platformës XUEX, arrestohet i dyshuari si organizatori kryesor për zonën e Divjakës (Emri)

Një tjetër goditje ndaj mashtrimeve online është realizuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit “XUEX”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një 35-vjeçar Ereledio Shebeku, i dyshuar si organizatori kryesor i skemës mashtruese për zonën e Divjakës, është ndaluar nga autoritetet. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe me mbështetjen e Prokurorisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj platformave të dyshimta dhe të raportojnë çdo rast mashtrimi.

Njoftimi i Policisë:
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e ngushtë të Prokurorisë së Fierit, është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, shtetasi E. Sh., 35 vjeç.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike.

Reklama në FieriWeb

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe bankare, në faqe apo aplikacione të pasigurta.

Çdo rast i dyshimtë të raportohet pranë strukturave të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, si edhe pranë seksioneve përkatëse në çdo DVP.


Related Articles

Back to top button