KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në aksin Peshkëpi–Kotë, dy të plagosur
Një makinë ka dalë nga rruga përgjatë aksit Peshkëpi–Kotë, me pasojë dy të plagosur.
Aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswagen, me targa AB541TT, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit.
Sipas të dhënave paraprake, në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkoh ne terren kanë zbritur edhe punonjes të OSHEE për të punuar për rikthimin e energjisë elektrike në zonë
Në vendngjarje mbërritën shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




