Policia franceze kontakton avokaten dhe përkthyesen nga Fier për identifikimin e një pacienti në koma.

Një qytetar shqiptar që ndodhet në koma në Perpignan, Francë, ka bërë që autoritetet franceze të mos mund të identifikojnë ose të kontaktojnë familjarët e tij. Policia franceze ka arritur të gjejë numrin e avokates dhe përkthyese nga Fier, e cila kishte qenë e regjistruar në telefonin e personit, përmes të cilit ata u mundësuan kontaktin. Dhe gjithashtu dyshohet se pacienti mund të jetë me origjinë nga Fieri.
Avokatja, duke u treguar e shqetësuar për familjarët e personit, është duke bashkëpunuar për të ndihmuar në identifikimin dhe njoftimin e të afërmve të pacientit. Per kete rast avokatja kerkon qe rasti te behet publik për gjetjen e familjarëve të pacientit.
Nese keni informacion drejtohuni policise se Fierit ose kontaktoni ne nr +33 6 74 32 62 55 nr i agjentit te Policise Franceze




