BOTASTAR CHANNEL

Prodhonin dhe shpërndanin kanabis në Britani, gjykata angleze dënon 7 shqiptarët

Shtatë shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë britanike pasi u zbulua se ishin pjesë e një rrjeti të madh kriminal që merrej me prodhimin dhe shpërndarjen e kanabisit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Grupi vepronte në disa qytete, si Coventry dhe Birmingham. Hetimet nisën në maj të vitit 2022, kur policia zbuloi një rrjet të organizuar që merrej me kultivimin dhe shpërndarjen e drogës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas mediave britanike, Arben Sinjari dhe Erikson Kararaj u identifikuan si drejtuesit e grupit kriminal, duke menaxhuar ambientet ku kultivohej kanabis në disa prona në Midlands.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Të gjitha pronat kishin ndërhyrje të paligjshme në rrjetin elektrik për të shmangur pagesën e energjisë.

Reklama në FieriWeb

Anëtarët e tjerë të grupit, Islam Toro, Klajdi Zyka, Qemal Sakaj, Avdullah Delbashi dhe Soni Gremshi, kujdeseshin për kultivimet dhe shpërndanin sasi të mëdha droge nëpër qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe.

Gjatë operacionit, policia gjeti mesazhe telefonike dhe shënime me dorë, që tregonin për përfshirjen e grupit në prodhimin dhe shitjen e qindra kilogramëve drogë.

Në total, u identifikuan 17 prona të përshtatura për kultivimin e kanabisit.

Gjatë bastisjeve, policia sekuestroi dhjetëra mijëra paund në cash, disa kilogramë kanabis dhe pajisje për kultivimin e drogës.

Erikson Kararaj 34 vjeç, dënohet me 8 vite burg

Arben Sinjari 48 vjeç, dënohet me 7 vite burg

Islam Toro 31 vjeç, dënohet me 5 vite e 8 muaj burg

Klajdi Zyka 28 vjeç, dënohet me 5 vite burg

Qemal Sakaj 29 vjeç, dënohet me 4 vite e 6 muaj burg

Avdullah Delbashi 31 vjeç, dënohet me 4 vite e 4 muaj burg

Soni Gremshi 37 vjeç, dënohet me 3 vite e 4 muaj burg

Related Articles

Back to top button